Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Në interesa të kujt punon Grubi? Nëse vonohet emërimi i drejtorëve të ri, s’do kenë buxhet të bëjnë asnjë ndryshim!

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 nëntor – Qeveria e re e ndërtuar ndërmjet LSDM-së, BDI-së dhe Besës, edhe pas dy muaj e gjysmë nuk arrin të merret vesh për disa nga postet më të rëndësishme të drejtorëve. Edhe pase në fillim kishte njoftime se BDI kësaj është marrë vesht me LSDM-në që të udhëheqë disa nga drejtoritë më të fuqishme, siç ishte ELEM (Elektranat e Maqedonisë), AEK (Agjencisë për Komunikime Elektronike), Drejtorisë për të Ardhura Publike, etj. Qeveriia deri më tani ka bërë disa ndryshime, zëvendësime, shkarkime dhe emërime të reja, por jo edhe të pozitave më të rëndësishme, duke lënë hëpësirë për manipulime. Ka dy dilema për këtë çështje, ose ka marrëveshje të fshehta, ose strukturat aktuale në ekzekutiv janë të paaftë për ta zgjidhur këtë çështje.

Shkarkime dhe emërime të reja

Në sencën e 15-të të Qeverisë së RMV-së, është miratuar vendimi për emërimin e drejtorëve, u.d Drejtorëve dhe anëtarëve të Këshillave Drejtuese të më shumë Ndërmarrjeve Publike në pronësi të Qeverisë, në bazë të propozimeve të Komisionit Qeveritar për Emërime. Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, konform këtyre propozimeve, Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Borçe Haxhievit dhe ka shkarkuar nga detyra Drejtor I Fondit për Sigurimin e Depozitave, me kërkesë të tij, dhe për u.d Drejtor ka emëruar Amir Shabanin. Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Armir Sadikit dhe e ka shkarkuar nga detyra u. Drejtor I Byrosë për Furnizime Publike dhe për të drejtor të ri ka emëruar Borçe Haxhievin. Qeveria ka konkluduar që t`i rekomandojë Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensionalo-Invalidor të RMV-së, që për u.d Drejtor të zgjidhet Biljana Jovanovska, kurse për u.d Zv/Drejtor Shaip Zenelin. Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Orhan Ramadanit dhe e ka shkarkuar nga detyra Drejtor I Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së, me kërkesë të tij, dhe e ka emëruar Faton Ahmetin për u.d Drejtor I FSSH deri në emërimin e Drejtorit pas shpalljes së konkursit, por më më shumë se gjashtë muaj. Në seancën e sotme Qeveria ka emëruar Besir Dearin për u.d Zv/Drejtor I Drejtorisë për Polici Financiare, kurse Blerim Idrizin për u.d Zv/Drejtor i Entetit Shtetëror për Pronësi Industriale.

Gjithashtu, në seancën e 14-të Qeveria ka miratuar vendime për emërimin e Drejtorëve, u.d Drejtorë dhe anëtarë të Këshillave Drejtuese në shumë Ndërmarrje Publike, Shoqata Aksionare në pronësi të Qeverisë së RMV-së. Qeveria ka konstatuar se Drejtorit të Agjencisë për Film Gorjan Tozija I ka përfunduar mandati dhe miratoi konkluzionin që I njëjti mos t`I vazhdohet, por të publikohet Shpallje Publike për emërimin e Drejtorit të ri. Për anëtarë të KD të NP për Ekonomizim me objektet për sport në Pronësi të RMV-së, Qeveria ka emëruar: Veton Murati, Vlado Nedanoski, Nikola Rilak, Zoran Sazdovski.

Qeveria ka miratuar vendimin që t`i propozojë KD të NP për Ekonomizim me kullotat ta shkarkojë Drejtorin aktual Lulzim Fejzullai për shkak të obligimeve të parealizuara të programit të punës dhe në vend të tij ta emërojë Nefrus Çelikun.

Qeveria ka emëruar Marjan Kicevin për anëtar të KD të Fondit për Sigurim Pensionalo-Invalidor, si përfaqësues të sindikatës representative të Këshillit Ekonomiko-Social. Maja Argirovska, është shkarkuar nga detyra anëtare e Komisionit për vendimarrje pas kërkesave për rritje të çmimit të formuar të ilaçeve dhe në vend të saj ka emëruar Anica Ivanovska – Strezovski.  Me vendim të Qeverisë, Slobodanka Kolevska është shkarkuar nga detyra anëtare e KD të ISHP Spitali I Përgjithshëm – Strugë, me kërkesë të saj, kurse në vend të saj është emëruar Martin Xhuteski. Nga detyra, u.d Drejtor I Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të RMV-së, është shkarkuar Arben Vila, kurse Dejan Pavleski, është emëruar u.d Drejtor I kësaj agjencie. Nga detyra anëtar I KD të Fonidt për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është shkarkuar Aleksandar Stefanovski dhe për shkak të skadimit të mandatit të Kryetarit dhe pesë anëtarëve të KD-së, për anëtarë Qeveria ka emëruarç -Monika Jovanova, në periudhë prej tre viteve, Pishtar Lutfiu, në periudhë prej tre viteve, Kalina Leçevska, Branko Niçota, Dimitrije Angjelkovski, Sinisha Veljanovski dhe Driton Ziberi.

Ekzekutivi shqiptar i paaftë për t’i çuar punët përpara

BDI u lavdërua me ndarjen e fundit se kësaj radhe do të menaxhojnë me MEPSO, Hekurudhat, AEK, ELEM, të ardhurat publike, doganat etj. Përkundër të gjitha emërimeve të përmendura më lartë, asnjë nga drejtorët nga ndërmarrjet publike më të rëndësishme ende nuk është emëruar, e sidomos drejtoritë që duhej t’i takonin BDI-së.

Duket se ministrat e në veçanti zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, i cili është përgjegjës kryesor për të menaxhuar këto situata nuk ka kapacitet dhe fuqi që të shtyjë proceset përpara. Ai vazhdon të mbetet ende i pa vendosur dhe i paguximshëm për të gjetur zgjidhje ndaj këtyre obstruksioneve.

Ka dy dileme kryesore që shfaqen në opinionin publik. Njëra është mundësia për marrëveshje të fshehta dhe manipulim me opinionin dhe tjetra është pa aftësia për t’i çuar proceset përpara. Përderisa koha po ikën me shpejtësi, krijimin e buxhetit, planeve për vitin 2021, programit të punës dhe pushtetin në këto ndërmarrje vazhdojnë ta mbajnë ende kuadro të LSDM-së. Edhe nëse emërohet ndonjë shqiptar në këto poste, dikur do të bëhet vonë, sepse nuk do të ketë të planifikuar buxhet për të realizuar qëllimet e tij. Në këto momente, është me rëndësi që ministrat dhe në veçanti zv.kryeministri Grubi mos të mbeten vetëm kukulla, por të japin maksimumin që emërimet dhe pushtetin që u takon t’i marrin sa më shpejtë në duart e tyre.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Forum ekonomik “Komunat dhe qytetarët: Bashkë drejt buxhetit më të mirë”

Z H

Ilir Meta uron presidentin Pendarovski për 29 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Z H

Spasovski takon ambasadoren britanike, Gallouej

T E

Maqedonia e Veriut beson në marrëveshje të shpejtë me Bullgarinë

E.E.

Amdi Bajram marton mbesën në Stamboll, dasma me 600 të ftuar, ja detajet

T E

Prolongohet diskutimi rreth amendimeve për Buxhetin, të punësuar dhe deputetë testohen për Covid-19

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...