Agjencia Zhurnal.mk.

Në Iran zhvillohet aplikacioni që ndihmon të rinjtë në gjetjen e fatit të tyre, ka disa rregulla që gjithqysh duhet të respektohen

Irani ka zhvilluar një aplikacion për njohje të çifteve me qëllim që të lehtësohet procesi i martesave, vend ky ku është duke u rritur përqindja e shkurorëzimit, e nataliteti është në rënie e sipër.

Aplikacioni Hamdan, që do të thotë ndjekës në persishte, është pjesë e propagandës së një organizate të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni përdor inteligjencën artificiale për njoftime dhe martesa mes dy personave, por ai përdoret vetëm nga personat e pamartuar që janë në kërkim të gruas së “përsosur”.

Aplikacionet për njohje janë të njohura në Iran, por deri më tani vetëm Hamdan po konsiderohet si legal, shkruan BBC.

Ligjet në fuqi që janë në Iran, gjithashtu inkriminojnë marrëdhëniet seksuale para martesës.

E siç thuhet në ueb-faqen e Hamdanit, përdoruesit duhet të konfirmojnë identitetin e tyre dhe t’i nënshtrohen testi psikologjik, para se të fillojnë të kërkojnë partnerin.

E kur dy persona gjejnë njëri-tjetrin, aplikacioni njofton familjet e tyre në prezencë të një ndërmjetësuesi i cili do të “përcjell” dyshen gjatë katër viteve pas martesës.

Sipas Institutit për Kulturë që gjithashtu ka zhvilluar aplikacionin Hamdan, ky aplikacion do të krijoj familje të shëndosha në kohën kur vlerat familjare po rrezikohen nga “djalli” dhe “armiqtë e Iranit”.

Nga marsi e deri në dhjetor të vitit të kaluar, në Iran janë regjistruar 307.300 martesa, derisa 99.600 shkurorëzime ka pasur. 

Related posts

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

D V

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

D V

Logitech po përgatit një mi “të zgjuar”: Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet – sa do të kushtojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy