Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në Itali nis gjyqi më i madh kundër mafias në dekada, mes të hetuarve dhe politikanë e biznesmenë. Prokurori: Sot zbulohet…

Zhurnal Ads

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë po përballen me drejtësinë.

Gjykimi i 355 anëtarëve të dyshuar të rrjetit të gjerë të krimit Ndrangheta, si dhe politikanëve, avokatëve, biznesmenëve dhe të tjerëve të akuzuar filloi në rajonin jugor të Kalabrisë më 13 janar.

Ky konsiderohet të jetë procesi gjyqësor më i madhi për krim të organizuar në Itali pas më shumë se 30 vjetësh. Të dyshuarit po përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të paraqiten në gjykim, i cili po zhvillohet në një ndërtesë të sigurisë së lartë në qytetin e Lamezia Terme, e cila është në zemër të territorit ku vepron “Ndrangheta”.

Prokurori, Nicola Gratteri, u tha gazetarëve se gjyqi do të “zbulonte një pasqyrë se çfarë është mafia kalabreze sot – jo më një mafie barinjsh që rrëmbejnë, por një korporatë e madhe kriminale”.

“Ndrangheta” thuhet se është mafia më e fuqishme në Itali, me celulat e saj të shpërndara në të gjithë botën. Asnjë gjyq i një shkalle të tillë kundër mafias nuk është mbajtur në Itali që nga vitet 1980. I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i klanit, 66-vjeçari Luigi Mancuso.

Gjyqi, që pritet të zgjasë të paktën një vit, përqendrohet në familjen Mancuso, e cila përbën një grup të fuqishëm brenda klanit “Ndrangheta”.

Shumica e të pandehurve u arrestuan gjatë bastisjeve në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor të vitit 2019. Autoritetet vlerësojnë klani ka të paktën 6.000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë vetëm në rajonin e Kalabrisë. Grupi i krimit të organizuar gjeneron të ardhura më shumë se 50 miliardë euro në vit, sipas prokurorit Gratteri./REL

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Meksikë, përmbytjet dëmtojnë 20 mijë shtëpi

T E

Dejtoni: kur Clinton kërkonte ndjesë për Bosnjen dhe citonte Izetbegoviçin

T E

Emigrantët mërdhijnë në Bosnjën e përçarë

T E

21 vjeçarja nga Missouri merr hakun e të vëllait duke vrarë të dyshuarin tre ditë pas ngjarjes

T E

Mposhtja e varfërisë, pjesë e strategjisë së zhvillimit

B M

Zbuten tensionet Turqi-Greqi, Çavuşoğlu: Dendias është mik i imi shumë i mirë, tashmë ka një dritare për dialog, takohemi së shpejti

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...