Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në këtë qytet ishte epiqendra e tërmetit, si duket sot pas lëkundjeve dhe cunamit

Zhurnal Ads

Një tërmet i fuqishëm goditi dje Turqinë perëndimore dhe ishullin grek Samos, që ka shkaktuar nga të dhënat e deritanishme 27 viktima dhe mbi 804 të plagosur.

Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në qytetin Seferihisar, shumë pranë Izmirit. Pas lëkundjeve të forta, qyteti u përfshi nga përmbytjet pasi ndodhi një cunami i vogël.

Mediat turke kanë publikuar pamjet nga lart të qytetit të vogël turistik, banorët e të cilit dje përjetuan tmerr.

“Unë pashë se nuk kishte ujë në detin e madh, ne nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte.

Uji po vinte në rrugë. Ishte si një tub uji që shpërtheu. Uji merrte çdo gjë që dilte para tij. Unë u kapa dhe godita shtyllën”. tha 68-vjeçari Deniz Tufan një nga pronarët e bizneseve në rajon.

“Unë isha ulur me fëmijët e mi. Është një tragjedi e tillë që nuk mund ta them. Pashë ujin që na erdhi. Nuk mund të shpëtonim. Uji vinte nga çdo rrugë. Qëndruam jashtë deri në mëngjes”, tregoi një 80-vjeçare.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Veprime konkrete në hapjen ndaj botës

Z H

Bideni rrit epërsinë ndaj Trumpit

admin

Myslimanët në Austri po refuzojnë ta varrosin Kujtim Fejzullain

S.B.

Gjykatësi më i lartë i Bosnjës do të japë dorëheqje pas akuzave për korrupsion

T E

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të marrin vaksinat e para të Pfizer

S.B.

Vaksina e kompanisë Moderna siguron imunitet për të paktën 3 muaj, thotë studimi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...