Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë me COVID-19: Si funksionon procesi

Ndërsa rastet e reja të coronavirusit shpërthejnë në gjithë botën, zyrtarët e shëndetit po kthehen te telefonat për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së infeksioneve

Falë teknologjisë së disponueshme në telefonat Apple dhe Google, tani njerëzit mund të marrin njoftime pop-up në disa shtete, nëse janë afër dikujt që është testuar pozitiv për COVID-19, shkruan CNN.

Sinjalizimet vijnë përmes aplikacioneve të departamentit të shëndetit shtetëror, që përdorin teknologjinë Bluetooth për të zbuluar kur ju (ose më saktësisht, telefoni juaj) keni qenë në kontakt të ngushtë me telefonin e një personi të infektuar.

Ndërsa këto aplikacione nuk mund t’ju mbajnë të sigurt, (ju bëjnë të ditur vetëm pasi jeni ekspozuar), ato mund të parandalojnë që të tjerët të infektohen nëse merren masa paraprake, si vetëkarantimi, pas marrjes së një alarmi.

Miliona njerëz po regjistrohen, edhe pse këto aplikacione nuk janë ende të disponueshme në shumë shtete.

Zyrtarët shëndetësorë besojnë se sinjalizimet mund të jenë veçanërisht të dobishme në rastet kur një person i infektuar ka qenë në kontakt me të panjohur, për shembull në një autobus, tren ose arkë, të cilët përndryshe nuk do ta dinin se ishin të ekspozuar.

Si funksionojnë njoftimet

Që njoftimet e ekspozimit të jenë efektive, përdoruesit e Android duhet të aktivizojnë Bluetooth dhe të shkarkojnë aplikacionin e njoftimit të shtetit të tyre për Covid-19.

Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë

Kur dikush ka bërë testin dhe ka dalë pozitiv, ai do pajiset me një PIN për të vendosur në telefonin e tij. Çdo telefon tjetër afër telefonit me atë PIN, zakonisht brenda gjashtë metrash ose më pak, për të paktën 15 minuta, do të marrë një alarm duke i thënë përdoruesit të karantinohet apo të njoftojë një mjek.

Aplikacioni vlerëson se sa afër ishit ju me personin tjetër dhe sa ishte kohëzgjatja e këtij “kontakti”.

Ku po aplikohet aktualisht

Të paktën 15 shtete po marrin pjesë në këtë sistem të “njoftimit të ekspozimit” ngaj Covid-19. Këto vende përfshijnë: Alabama, Colorado, Connecticut, Delaware, Michigan, Minnesota, Maryland, Nevada, New Jersey, New York, Carolina North, Dakota Veriore, Pennsylvania, Virginia, Washington DC etj.

“Ne jemi në një moment të rëndësishëm në këtë pandemi dhe zgjedhja e këtij shërbimi ndihmon për të mbajtur familjet dhe komunitetet tona të sigurta dhe ekonominë tonë të mbarë”, shprehen disa nga zyrtarët e vendeve.

Pyetje rreth privatësisë

A është anonim informacioni nga aplikacionet? Ekspertët thonë se po.

Aplikacionet nuk mbledhin të dhëna për përdoruesit ose vendndodhjet e tyre dhe nuk ka asnjë mënyrë për të lidhur diagnozat dhe alarmet e Covid, me emrat dhe identitetet në telefona.

Fakti që ata përdorin Bluetooth për sinjale nga telefonat e tjerë pranë, në krahasim me gjurmimin e vendndodhjes, i bën ata shumë më të sigurt në aspektin e sigurisë.

Postime të ngjashme

Ushqimet që mund të ngadalësojnë progresin e humbjes në peshë

Dafina Vidishiqi

Gabimet që ju plakin më shpejt

Dafina Vidishiqi

Cilat arsye shëndetësore i shkaktojnë dhimbjet e kokës?

Lea Muslija

Jo vetëm dielli! Këto 5 gjëra mund t’ju dëmtojnë lëkurën gjatë verës

Lea Muslija

Frutat dhe perimet e pasura me hekur

Dafina Vidishiqi

Sasia e ujit që duhet ta pinë fëmijët brenda ditës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...