Agjencia Zhurnal.mk
Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Në Klinikat Infektive në Kumanovë, Veles, Prilep dhe Strumicë nuk ka më vende të lira për pacientë me Covid

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Në Klinikën Infektive në Shkup përsëri po vendoset në funksion spitali i montuar ku ka 72 shtretër. Në spitalin “8 Shtatori” ka 40 pacientë të infektuar me korona virus. Pacientët e sapo të infektuar nga Prilepi, Strumica, Kumanova dhe Velesi, nga sot nuk do të mund të marin përkujdes spitalor përshkak se nuk ka më vende të lira dhe të njejtit do të riudhëzohen në spitalet më të afërta, informon Zhurnal.

Në gjitha klinikat infektive në shtetin tonë, të hospitalizuar janë 414 pacientë të infektuar me Covid. Në Klinikën Infektive në Shkup ka 45 pacientë të shtruar. Dy ditët e fundit numri i të infektuarve të rinj është rritur ndjeshëm duke thyer kështu dhe statistikat ditore. Vetëm dje numri i të infektuarve ishte 364 persona.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka vetëm rreth 20 vende të lira për pacientë, ndërsa më pas do të vihet në funksion dhe spitali modular me 72 shtretër. Në spitalin “8 Shtatori” ka 40 vende të lira por atje për momentin nuk do të pranohen dhe do të dërgohen në Klinikën Shtetërore.

Në “8 Shtatori” të hospitalizuar janë 40 pacientë, prej të cilëve katër janë në respirator.

Në Manastir të hospitalizuar janë 17 pacientë, në Shtip 54 pacientë. Në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strugë dhe Strumicë gjithsej të hospitalizuar janë 207.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli

T E

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale

R Zh

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

R Zh

Mexhiti nuk i beson anketës së Bujar Osmanit për ministrat e BDI-së: Mos po flet për anketë në Korenë e Veriut?

R Zh

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...