Agjencia Zhurnal.mk

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 43 persona me coronavirus, 6 prej tyre me oksigjenoterapi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 43 persona të prekur nga coronavirusi.

QKUK bën të ditur se nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Telegrafi.

“Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 110 raste me coronavirus, 6 prej të infektuarve janë shëruar ndërsa një ka humbur jetën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...