Në Klinikën për Kardiologji kryhen procedurat e para për heqjen e fibrilacionit atrial

Shkup, 12 tetor – Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se në periudhën nga data 7 deri më 8 tetor të këtij muaji, në Klinikën Universitare për Kardiologji, për herë të parë në vend me sukses prej 100 për qind ishin bërë procedurat e ablacionit me radiofrekuencë të fibrilacionit atrial  me ndihmën e maping sistemit 3D nga ana e ekspertëve aritmologë-elektrofiziologë.

 

Termini mjekësor i fibrilacionit atrial (FA), në tërësi paraqet aritmia e cila është më e shpeshtë në përmasa botërore, me prevalencë pre dy deri në katër për qind të popullatës së përgjithshme. E njëjta është e lidhur me vdekshmërinë e rritur për 1,5-3,5 herë,  dukuri e rritur e goditjeve ishemike në tru për 20-30 për qind, dukuri e rritur e infarktit për 20-30 për qind, cilësi e zvogëluar e jetës te më shumë se 60 për qind e pacientëve, por edhe rritje e të hospitalizuarve për 10-40 për qind te pacientët që jetojnë me fibrilacion atrial”, citohet në kumtesën e MSH-së.

Ablacioni radiofrekuent (AR) i fibrilacionit atrial sërish, paraqet teknikë minimalisht  invazive të kryer në qetësimin sipërfaqësor, përmes shpimit të venës së djathtë femorale dhe më tutje shpim transseptal për kalim nga atriumi i djathtë në të majtë, ku me ndihmën e maping sistemit 3D bëhet rikonstruksioni anatomik i atriumit të majtë, prej ku ndodh fibrilacioni atrial.

Pastaj, me ndihmën e kateterit ablativ bëhet izolimi radiofrekuentues, me energji prej 50 vat,  në hapjet e katër venave  pulmonare të cilat futen në atriumin e majtë   (Pulmonary vein isolation (PVI) with radiofrequency (RF) ablation).

Kjo teknikë revolucionare, shton Ministria, mundëson lehtësim nga fibrilacioni atrial dhe zvogëlim të komplikimeve me përqindje të suksesit të drejtpërdrejtë prej 95-99 për qind. Te më shumë se 80 për qind e pacientëve, prania e fibrilacionit atrial vërehet  edhe pas periudhës së ndjekjes  prej 12 muajve, që qartë tregon  në suksesin e madh të teknikës.

Related posts

Prokuroria hapë aktakuzë për blerjen e 202 autobusëve dy katësh

Z H

Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin Sera

D V

Banorët e Butel 2 do të kenë park të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More