Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Në kohë pandemie, orët e mençura shndërrohen në mini-infermierë

Prodhuesit e mëdhenj të teknologjisë po përshtaten me rrethanat e reja të pandemisë, duke shndërruar aparatet e tyre në një mini-infermier artificial dhe teknologjik.

Revolucioni i vërtetë në këtë fushë vjen nga “orët inteligjente” që këtë vit kanë rritur shitjet me 20% në nivel global. Dominimi vjen nga gjiganti Apple, që përfaqëson më shumë se 51% të shitjeve, falë edhe Apple Watch 5.

Por modeli i ri sapodalë, Apple Watch 6, tingëllon edhe më i lidhur me përditshmërinë që po jetojmë.

Sensorë të ndryshëm janë shtuar në mënyrë që përdoruesi të ketë të dhëna të sakta mbi shëndetin e tij. Në veçanti një instrument shumë i dobishëm është ai i oksimetrit, që mat oksigjenimin e gjakut. Por nuk mungojnë as sensori për matjen e pulsit, madje edhe një EKG goxha i përpiktë, shkruan A2news të mërkurën.

Por Applet nuk i mungojnë rivalët, duke filluar nga markat si Garmin dhe Huawei, ose FitBit, që janë tashmë të profilizuara te shëndeti dhe stërvitjet në ambiente të hapura e të mbyllura.

Sipas parashikimeve për vitin 2022, më shumë se 90 milionë aparate të tilla do të shiten në tregun ndërkombëtar.

Postime të ngjashme

Taksi ajror i firmës gjermane synon të jetë operacional për Lojërat Olimpike të Parisit më 2024

Dafina Vidishiqi

Facebook prezanton aplikacionin për biseda të drejtpërdrejta audio

Dafina Vidishiqi

Instagram Reels do të shfaq reklama mes videove

Dafina Vidishiqi

Rregullatori gjerman nis hetimet kundër Apple

Dafina Vidishiqi

Instagram Reels do të shfaq reklama mes videove

Lea Muslija

Në vitin 2022 do të jetë i disponueshëm aplikacioni që parashikon tërmetet

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...