Agjencia Zhurnal.mk

Në kohën e karantinës, Rita Ora publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e kaluar me kushërinjtë e saj në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë të izolimit po qëndron në një shtëpi në fermë, në periferi të Londrës.

Ajo ka qenë pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo duke krijuar lidhje direkte me ta.

Duke qenë se në këtë kohë pandemie, shumë njerëz po hapin arkivat duke publikuar fotografi të tyre nga e kaluara, duket se njëlloj kanë bërë edhe disa nga familjarët e këngëtares.

Një nga kushërinjtë e afërt të Ritës, ka publikuar së fundmi në Instagram një koleksion fotografish, të realizuara shumë vite më parë, kur Rita ishte vetëm një fëmijë.

Këto fotografi janë realizuar në Prishtinë dhe tregojnë momentet e këndshme që artistja kalonte bashkë me familjarët e saj në vendlindje.

Të njëjtin imazh, Rita e ka rishpërndarë me 16.2 milionë ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar kështu se ndjen mall për kohën e fëmijërisë dhe vitet kur vinte më shpesh në Kosovë.

Ajo përndryshe këto kohë po vazhdon edhe të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...