Agjencia Zhurnal.mk

Në kohën e smartfonëve të palosshëm, TCL me telefon nga i cili rrëshqet edhe një ekran tjetër

Derisa prodhuesit po duan të jenë në hap me kohën që të sjellin smartfonë të palosshëm, TCL e ka një qasje më ndryshme.

Prej këtij telefoni, del edhe një ekran tjetër duke rrëshqitur nga pjesa e poshtme, duke u krijuar më pas një ekran i plotë me përmasa më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë telefon, ka pasur imazhe të rrjedhura para dy muajsh, ndërsa ishte planifikuar që të prezantohej në Mobile World Congress, që duhej të zhvillohej në Barcelonë, por u anulua si pasojë e coronavirusit.

Në imazhet e rrjedhur, shihet se si duket ky telefon, pasi t’i jetë hapur ekrani shtesë dhe të kthyer në atë që duket sikur një tablet.

“Ky smarfton ka përparësi ndaj atyre që kanë ekrane të palosshëm, sepse qëndrueshmëria e tyre është e dobët dhe gjithnjë në mes vërehet pjesa ku mbyllet”, ka thënë njohësja e teknologjisë, Jessica Dolcourt.

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, TCL i ka befasuar të gjithë, kur e prezantoi një ekran që hapet në tri pjesë dhe mund të zgjerohet deri në dhjetë inç.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...