Në korrik rritet qarkullimi në industrinë e tregut të brendshëm në nivel mujor

nga Xh M

Në tregun e brendshëm, në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti, qarkullimi në industri është rritur për 6,5 për qind, ndërsa në periudhën janar-korrik nbël krahasim me periudhën janar – korrik vitin e kaluar është ulur për 0,6 për qind.

Siç publikoi sot Enti shtetëror për statistikë, qarkullimi në industri, gjithsej, në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, shënon rënie prej 13,5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet kapitale për 35,4 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,6 për qind, derisa rritje vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6,0 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,4 për qind.

Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me muajin qershor 2024, është 98,0, derisa në periudhën janar- korrik 2024, krahasuar me periudhën janar-korrik 2023 është 86,7.

Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në korrik 2024, në krahasim me muajin korrik 2023, është 99,1.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 6,6 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 21,8 për qind, ndërsa rritje vërehet te Prodhimet kapitale për 46,6 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,6 për qind. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me muajin qershor 2024, është rritur për 6,5 për qind, derisa në periudhën janar – korrik 2024 krahasuar me periudhën janar-korrik 2023 është ulur për 0,6 për qind, informoi ESHS.

Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në korrik 2024, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është ulur për 18 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet kapitale për 37,0 për qind, derisa rritje vërehet te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 11,8 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6,0 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,8 për qind.

Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me muajin qershor 2024, është 94,8, ndërsa në periudhën janar-korrik 2024, krahasuar me periudhën janar-korrik 2023 është 83,1.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit korrik 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është 86,5.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More