Kosovë

Në Kosovë 1.674 raste aktive me COVID-19, në 24 orë janë shëruar 101 pacientë

Zhurnal Ads

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Ish-ambasadori shqiptar: Do të reagojmë si komb i vetëm nëse preket Kosova

S.B.

Mustafa nuk i ishte përgjigjur shqetësimit të Haradinajt për Ujmanin

admin

Tomë Gashi thotë se jo veç dokumente, veteranëve iu premtuan edhe CD

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...