Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar edhe 15 pacientë

Shkup, 28 janar  – Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 245 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur pesë pranime.

Në qendrën për kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur katër pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive 10 gjatë ditës së djeshme. Në 24 orët e fundit, 21 pacientë janë lëshuar në shtëpi të shëruar. Aktualisht në Klinikën për lëkurë në qendrën për kovid mjekohen 17 pacientë, në Klinikën për neurologji 15, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 21 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën e Klinikën për nefrologji aktualisht janë të akomoduar 16 pacientë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë të shtrirë nëntë pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 77 të sëmurë, ndërsa në Klinikë për sëmundje infektive 83 dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle ka shtatë pacientë”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 245 pacientë janë të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe sot në mëngjes deri në ora 08:00 ka pasur 148 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës sipas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende të tjera”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...