Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hopsitalizuar 24 persona

Shkup, 11 shkurt – Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 258 persona të dyshimtë ose të konfirmuar me Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara në klinikat interne ka pasur katër pranime. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa nëntë në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar 23 pacientë të shëruar. Në këtë moment në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën po trajtohen 29 pacientë, në Klinikën për neurologji 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 10 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 72 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 88 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 27, ndërsa në KOGJ dy pacientë.

Gjithsej 258 pacientë të dyshimtë ose të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 92 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas ç lajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende të tjera shtesë.

Ministria thekson se të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, thuhet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...