Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë, janë hospitalizuar 16 pacientë

Shkup, 3 shkurt  – Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në Shkup, janë shtruar në spital 16 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve të koronavirusit. Gjithsej 240 persona të dyshuar dhe të konfirmuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në njësitë e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, ka pasur dy pranime në klinikat interne.

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive nëntë gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e kaluara, janë lëshuar në shtëpi 25 pacientë të shëruar.

Për momentin, po trajtohen 20 pacientë në kovid – qendrën në Klinikën për lëkurë, 23 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, derisa gjithsej 20 pacientë me simptoma të koronavirusit pranohen në Institutin për tuberkuloz.

Janë gjithsej 76 pacientë në SPQ “8 Shtatori”, dhe 82 pacientë janë shtruar në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa ka 19 pacientë në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle.

Gjithsej 240 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në njësitë e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe ka pasur 94 vende të lira deri në orën 08:00, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të ketë vende të lira shtesë. Të gjitha njësitë e sëmundjeve infektive kanë pajisje të mjaftueshëm me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Fshihej në Shqipëri, arrestohet amerikano-kanadezja

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...