Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në kovid qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 29 pacientë

Shkup, 2 shkurt – Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 29 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 255 persona të dyshuar edhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur 8 pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive nënë gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit, 14 pacientë të rikuperuar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht në Klinikën për lëkurë në qendrën për kovid mjekohen 21 pacientë, në Klinikën për neurologji 25, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 26 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 75 të infektuar, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 87 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle 21 pacientë.

Gjithsej 255 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe këtë mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 86 shtretër të lirë dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë të lirohen. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...