Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në kovid qendrat po trajtohen gjithsej 260 pacientë

Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar nëntë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 260 persona të dyshimtë ose të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Numër i madh i pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interne ka pasur pesë pranime. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime të reja të pacentëve, po aq edhe në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme.Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar tetë pacientë të shëruar.

Në këtë moment në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën po trajtohen 22 pacientë, në Klinikën për neurologji 28 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 16 pacientë me simptome të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 85 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërinjve tek fëmijët Kozle ka 30, ndërsa në KOGJ tre pacientë.

Numri i pritjeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas çlajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen dhe vende tjera shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, thuhet në kumtesë. 

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...