Në Kovid-qendrën në Dibër ka vetëm tre pacientë

Dibër, 14 tetor – Gjendja epidemiologjike me Kovid-19 në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë po satbilizohet, që e konfirmojnë edhe të dhënat për rastet e reja dhe të pacientëve të hospitalizuar.

Këtë muaj, koronavirusi është konfirmuar vetëm tek dy persona, në listën e të shëruarve janë futur 46, ndërsa si pasojë e infektimit kanë vdekur tre persona.

“Është pakësuar edhe numri i atyre të cilëve u nevojitet mjeki spitalor. Përkundër muaji paraprak dhe të kaluar kur kishim edhe deri 40, për momentin në Kovid-qendrën tonë janë hospitalizuar vetëm tre pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile dhe vetëm një prej tyre sipas nevojës është në mbështetje oksigjeni. Në mënyrë ambulancore po mjekohen, mesatarisht, dy deri tre persona në ditë, të cilët pas terapisë së dhënë, pushojnë pak dhe nisen në shtëitë e tyre”, deklaroi për MIA-n drejtori i spitalit Baki Alili.

Statistika konfirmon se muajin e kaluar janë regjistruar 112 raste të reja, 220 janë shëruar dhe 11 të vdekur, përderisa në gusht kur incidenca e infektimit ishte më e lartë, virusi i rrezikshëm ishte konfirmuar tek 357, në listën e të shëruarve janë futur 143, përderisa vdiqën 16 persona.

Prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon është 1.451, për momentin aktiv me sëmundje janë 22, ndërsa vdiqën mbi 80 persona. Prej fillimit të imunizimit dy doza të vaksinës morën rreth 8 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 1.200 janë vaksinuar në pikat në Shkup dhe në Ohër, përderisa të tjerët në spitalin në Dibër.

Related posts

Kampionati Evropian i shahut për të rinj.

Redaksia

Vazhdohen edhe për një javë rregullat aktuale në Greqi

Z H

Shilegovi e nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More