Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Krivollak brifing për stërvitjen e ardhshme “Goditja vendimtare 2021”

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, general-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, sot nël Krivollak do të marrin pjesë në brifingun për gazetarë për stërvitjen e ardhshme “Goditja vendimtare 21”.

Stërvitja “Goditja vendimtare 21” do të realizohet në periudhën prej 17 deri 2 qershor 2021 në PA “Krivollak” me pjesëmarrje të rreth 1500 pjesëtarëve nga armatat e SHBA-së, Greqisë, Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo stërvitje dhe stërvitja “Trojan Footprint 21” që këto ditë përfundon në poligonin “Krivollak”, janë pjesë të stërvitjes së madhe multinacionale të NATO-s “Defender Europe 21”, qëllimi I së cilës është rritja e gatishmërisë, zhvillimi I interoperabilitetit, marrëdhëniet e ndërsjellta dhe besimi mes armatave aleate.

Për aktivitetet e stërvitjes do të flasin komandanti I Komndës për operacione, gjenerali Pavle Arsovski, drejtori I Stërvitjes, koloneli Bllazhe Nikollovski, ataeshu mbrojtës I SHBA-së, koloneli Piter Rauel dhe profesori nga Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, Dejan Mirakovski.

Gjatë periudhës së kaluar, njësitë inxhinierike të armatave së RMV-së dhe SHBA-së realizuan disa aktivitete për rregullimin e poligonit Krivollak me çka kontribuuan për realizim të përkryer të aktiviteteve stërvitore.

Postime të ngjashme

79% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Zekirija Haxhiu

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...