Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Në kuartalin e dytë të lira 6.866 vende, më së shumti tek industria përpunuese, ndërtimtaria dhe tregtia

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e vendeve të lira të punës ka qenë 1,36 për qind, gjegjësisht ka pasur 6.866 vende të lira të punës, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Industria përpunuese, ndërtimtaria dhe tregtia janë sektorë në të cilët ka pasur më pak vende të lira.

Tek industria përpunuese të lira kanë qenë 2.081, në tregti 1.232 dhe në sektorin e ndërtimtarisë 1.073.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka sektori i Ndërtimtarisë 3,46 për qind, ndërsa shkallë më të vogël në sektor furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim është 0,10 për qind.

Subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri në 49 e kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira, e cila është 1,94 për qind.

Rajoni verlindor e ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 2,41 për qind.

Më së shumti janë kërkuar punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje për çka ka pasur 2017 vende pune.

Postime të ngjashme

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...