Shkup, 22 mars – Kryeministri Albin Kurti dje në orët e vona ka publikuar një video të ushtarëve serbë, që sipas Kurtit, ata gjendeshin në afërsi të kufirit me Kosovën. Kurti një lëvizje të tillë të forcave serbe në afërsi të Kosovës e kishte ndërlidhur me kërcënimin e bërë ditë më parë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Për denoncimin e bërë nga kryeministri Albin Kurti, kanë reaguar nga ministria e Mbrojtjes së Serbisë. Kreu i Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes ushtarako-teknike, Zoran Jovanoviq pretendon se kjo është “vazhdimësi e fushatës dezinformuese e drejtuar kundër forcave të armatosura të Serbisë dhe forcave të sigurisë së Serbisë”.
Siç pretendohet në reagimin për media të lëshuar nga ministria e mbrojtjes së Serbisë, në videon e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “shihen pjesëtarë të forcave të armatosura duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative deh kontrollin e zonës së sigurisë tokësore, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike’. Në reagim thuhet se ushtria serbe ka bashkëpunim me KFOR-in sa i përket zbatimit të marrëveshjes ushtrako-teknike.
“Në kryerjen e këtyre detyrave dhe zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, njësitë e Forcave të Armatosura të Serbisë bashkëpunojnë me Forcat Ndërkombëtare në Kosovë (KFOR). Komisioni për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike është përgjegjës për kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, bashkëpunimin me KFOR-in dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet forcave të sigurisë së Republikës së Serbisë dhe KFOR-it.”, thuhet në reagim.
Pamjet e ppublikuara nga kryeministri Kurti ngjasojnë shumë me pamjet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, para se Putini ta fillon invazionin ushtarak që shkaktoi aq shumë dëme dhe viktima. Nëse e analizojmë më hollësisht edhe retorika që po përdor Beogradi zyrtar është shumë e ngjashme me atë të Moskës, e cila deri në momentin e fundit para se të fillon invazionin e saj, demantonte çdo informacion se ka plane të tilla ndaj shtetit të saj fqinj. Ngjashmëritë nuk përfundojnë me kaq, sepse edhe lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe afër Kosovës kanë ndodhur ditën kur partneri kryesor i Vuçiqit, Ivica Daçiq qëndronte në Moskë, si duket me synim për të marë bekimin e Putinit që të bëhet kryeministër në ved të Bërnabiqit, shkruan Zhurnal.
Krejt këto zhvillime duhet përcjellur me vëmendje, por mbi të gjitha me gatishmëri të plotë si nga pala kosovare, poashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Skenari deri tanni plotësisht po përngjan me atë të vetëm para dy viteve. Asokohe një pjesë e faktorit perëndimor tregoi neglihencë të caktuar lidher me rreziqet e invazionit rus, e madje edhe një besim naiv se Moska nuk do të sulmojë, prandaj edhe kemi një situatë siç kemi tani. Po të kishte reaguar Perëndimi pa hamendje dhe në mënyrë më energjike para se të fillon invazioni rus, ai ndoshta edhe nuk do të ndodhte. Prandaj themi se vigjilenca në këto momente duhet të jetë në nivel shumë më të lartë, pas vizitës së Daçiqit në Moskë, sepse shkuarja e tij nuk është qëllimmire për rajonin, në kohën kur flitet qartë dhe zëshëm se Rusia kërkon të krijon vatra të reja të konflikteve, që të shmangë vëmendjen nga Ukraina.
Botërisht dihet se vatrat e prekur në Evropë nga ndikimi rus është rajoni i Ballkanit, e kjo është pasojë e afërsisë dhe miqësisë së Rusisë me Serbinë, e cila pastaj ndikimin dhe planet ruse mundohet dhe i shpërndan në vendet tjera të rajonit, shkruan Zhurnal.
Si rrallë herë më parë, Rusia tani ka nevojë që vëllezërit e saj serbë të shkaktojnë një destabilizim në Kosovë. Parashtrohet pyetja se çka mund të ndodhënë Maqedoninë e Veriut, nëse krijohet situatë e tillë? Vedi ynë është anëtar i NATO-s dhe mundësia për një përfshirje direkte dhe më të gjerë në luftë është e përjashtuar që në fillim. Mirëpo efektet anësore në një skenar të tillë destabilizues, dashtë Zoti të mos ndodhë, janë të pashmangshme. Elementet proserbe dhe proruse në Maqedoninë e Veriut janë të fuqishme dhe ata me siguri do të aktivizoheshin në maksimum. Kjo mund të shkaktojë tension dhe të acarojë panevojshëm raportet ndëretnike./Zhurnal