Në Kumanovë nuk respektohet gjuha shqipe, inspektorati në gjumë!

nga I.A

Shkup, 29 prill – Qyteti i Kumanovës nën udhëheqjen e Maksim Dimitrievskit njihet si qytet në të cilin sistematikisht janë diskriminuar shqiptarët në forma të ndryshme. Dje, në këtë qytet është vendosur një tabelë në Qendrën për Shërbim vetëm në gjuhën maqedonase. Ky veprim ka ngjalluar reagime të shumta, pasi që Komuna e Kumanovës si dhe Ministria e Transformimit Digjital nuk respektuan ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ironia më e madhe qëndron te fakti që Inspektorati përgjegjës ndodhet në gjumë dimëror. Qytetarët e pyetur nga Zhurnal shprehen se janë ndjerë të shpërfillur edhe kësaj radhe që sipas tyre nuk është hera e parë. Gjithashtu, ka prej tyre që kërkojnë protesta si akt demokratike kundrejt këtij diskriminimi që i është bërë banorëve të këtij qyteti, shkruan Zhurnal.

Komuna e Kumanovës dhe Ministria e Transformimit Digjital nuk respektojnë gjuhën shqipe –

Dje, në qytetin e Kumanovës është vendosur një tabelë në Qendrën për Shërbim vetëm në gjuhën maqedonase. Ky veprim ka ngjalluar reagime të shumta, pasi që Komuna e Kumanovës si dhe Ministria e Transformimit Digjital nuk respektuan ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ndaj kësaj shkelje akoma nuk ka pasur asnjë pronocim e reagim zyrtar nga eksponentët politik shqiptarë. Aq më shumë, kur ekziston edhe institucioni enkas me kompetenca të plota për të ndëshkuar institucionet që nuk e zbatojnë gjuhën shqipe.

Fjala është për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve, institucion që aktualisht drejtohet nga, Arsim Idrizi, kuadër i Alternativës pjesë e koalicionit e VLEN. Por, nuk dihet akoma se çfarë bënë drejtori në krye të këtij institucioni, që ky institucion më shumë është në krye tituj të lajmeve për shkak të mos pagesës së punëtorëve sesa për shkak të ndërrmarjes së ndonjë veprimi në korniza të komptencave që kanë.

Qytetarët e Kumanovës shprehen thellësishtë të indinjuar për këtë mos përfillje të gjuhës tonë amtare, dhe sigurisht akuzat drejtojnë tek përfaqësuesit politik shqiptarë që janë pjesë e qeverisë.

Amar Iseni, qytetar nga Kumanova për Zhurnal tha se është e papranueshme që para syve tanë të na diskriminojnë e ne të sillemi sikur të verbër kundrejt kësaj qasje mono etnike.

“Vendosja e tabelës vetëm në gjuhën maqedonase është vërtetim apo vazhdimësi që kryetari i Kumanovës ka diskriminuar në vazhdimësi banorët e këtij qyteteti. Ne jemi thellësisht të dëshpëruar e zhgënjyer nga drejtori i Inspektoratit që akoma nuk ka reaguar edhe pse vjen nga po i njëjti qytet”, deklaroi Iseni për Zhurnal.

Ndryshe, nga Iseni, studentja Farije Kadriu, mendon që qytetarët duhet të mobilizohen e të protestojnë kundrejt kësaj situate, sepse kështu nuk shkon dhe nuk mundet. Sipas, saj shqiptarët janë pjesë e këtij vendi, ky shtet duhet të jetë i të gjithëve.

“Mendoj që ka ardhur koha që mos të presim, mos të kritikojmë kot në rrjete sociale por të ndërmarrim veprime konkrete si qytetarë ashtu siç na takon kur na shkilet apo mohohet një e drejt. Jam për të ngritur zërin dhe për të dalë të protesojmë para tabelës madje në formë demokratike ta largojmë atë tabelë dhe të kërkojmë vendosjen e një tabele të re ku është e pëfshirë edhe gjuha shqipe”, deklaroi, Kadriu për Zhurnal.

Kujtojmë që, kryetari aktual i Komunës së Kumanovës është Maksim Dimitrievski, kryetar i partisë ZNAM, që është pjesë e qeverisë. Ndërkaq, Ministria e e Transformimit Digjital udhëhiqet nga kuadër që buron nga kjo parti. Pra, nga kjo kuptohet qartë që kemi të bëjmë me një diskriminim të koordinuar mes kryetarit të Komunës dhe bashkëpartiakut të tij që është minister. Ndryshe, pritet qëndrim dhe reagim nga eskponentët politik nga kampi shqiptar si në pushtet ngjashëm edhe nga opozita. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More