Kosovë

Në Kushtetuese për herë të tetë dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës

Zhurnal Ads

Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Jahir Bejta, drejtor i kësaj organizate, tha se gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente, e që sipas tij, kjo nuk qëndron.

“E drejta e shqyrtimit të padive është parapare në mënyrë decidive me Ligjin për Procedurën Kontestimore me Kushtetutë dhe me Konventën ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Themelore”.

Ai më tej ka shtuar se kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, mund të gjobitet  për shkak të abuzit të gjyqësorit me ligjin në dëm të viktimave.

“Gjykata e rregullta bazohen në nenin 18.3 që nuk ka kompetencë dhe për lëndët e dëmeve të luftës”.

“Këtu është mungesa e vullnetit politik ndaj viktimat i ka lënë në baltë dhe Gjykata Evropiane me ka konstatuar se shteti nuk është në anën e viktimave”.

“Shteti mund të dënohet për shkak të abuzimit me ligjin. Dhe një ditë do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës”.

Postime të ngjashme

Një vajzë e mitur nga Prizreni dyshohet se u dhunua nga një burrë

admin

Kosovari vret gruan e tij në Gjermani

admin

Mehazi: Pohimet që po shfaqen në opinion për Artan Grubin “Shtëpia e verdhë”, janë tepër serioze, Ahmeti ta përjashton nga partia dhe Qeveria

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...