Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Kuvend debat për plotësimin e Ligjit për furnizimet publike

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Projektligji për plotësimin e Ligjit për furnizimet publike, me procedurë të shkurtuar, shkaktoi debat në seancën e sotme të 32-të të Kuvendit. Deputetët e opozitës u prononcuan se nuk do ta mbështesin ligjin.

Qëllimi i plotësimit të propozuar të Ligjit për furnizimet publike është të mundësojë mënyrë më fleksibile të pagesës së avancës për furnizimet publike të cilat lidhen drejtpërdrejtë me masat për përballje me pandemi dhe epidemi të sëmundjeve infektuese, në pajtim me praktikën e vendosur të prodhuesve të mjeteve të nevojshme në nivel global.

Deputetët opozitarë e kritikuan pushtetin për mospasjen e vaksinës kundër Kovid-19, por edhe për procedura të tjera dhe shpenzime që lidhen me furnizimet publike.

“Me ndryshimin e propozuar të Ligjit për furnizime publike ju propozoni ndryshimi në pjesën 5 të Ligjit për furnizime publike i cili ka të bëjë me mjetet për sigurimin e marrëveshjes për furnizim publik”, tha Petar Risteski nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se suspendohen dhe dy paragrafë të nenit përkatës i cili do të mundësojë pagesën e avancës prej 20 për qind të vlerës së kontratës dhe lirimin nga obligimi për sigurimin e garancës për pagesë me avancë për procedurat për furnizimet publike të cilat lidhen drejtpërdrejt me masat për pandeminë.

Kjo, sipas tij. Do të thotë se me zvogëlimin e mjeteve për sigurimin e marrëveshjes për furnizim publik për furnizime të cilat drejtpërdrejt lidhen me masat për parandalimin e epidemive dhe pandemive me sëmundje infektuese, se pushteti krijon kushte për korrupsionin e mundshëm krim gjatë realizimit të furnizimeve publike të këtij viti.

Dime Vellkovski nga LSDM-ja tha se nuk mund t’i kuptojë deputetët e opozitës pasi VMRO-DPMNE u pajtua me këtë vendim ligjor, madje edhe të Komisionit për financim dhe buxhet propozoi amendament i cili u pranua.

“Ligji ka të bëjë me vetëm një nen. Bëhet fjalë për nenin 103, ku ligji paraprak thotë se një organ shtetëror mund dhe guxon të punojë nëse avanca është deri në 20 për qind”, tha Vellkovski duke përkujtuar se me amendamentin tashmë të pranuar të VMRO-DPMNE-së do të mund avanca të jetë mbi 20 për qind.

Deputetët opozitarë u përgjigjën se kjo ka qenë para tentimit të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministrit Zoran Zaev për të furnizuar vaksina përmes një kompanie të dyshimtë nga Hong Kongu.

Pjesa më e madhe e ligjeve që janë ose që ishin në rendin e ditës së seancës së 32-të u bë harmonizim me Ligjin për shkelje dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Ligjet dhe vendimet për të cilat debati përfundoi sot nuk u votuan për shkak asaj që në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Seanca do të vazhdojë në orën 15 e 30

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...