Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

nga D V

Shkup, 16 janar – Në Kuvend  sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.

Anëtarët e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të diskutojnë rreth propozim-ndryshimeve të Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje dhe propozim-ndryshimet të Ligjit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, në lexim të parë.

Në rendin e ditës të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim-ndryshimet e Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, Propozim-ndryshimet të Ligjit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, si dhe Propozim-vendimi për dërgimin e anëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, në lexim të dytë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More