Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Kuvend dorëzohet iniciativa që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Deputetë nga Lidhja Demokratike, Levica, VMRO Partia Popullore, Partia për Lëvizje të Turqve dhe deputeti Panço Minov u nënshkruan në propozim ligjin me të cilin propozohet që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore. Me ndryshimet e ligjit parashihet që të respektohet modeli proporcional, pa një prag zgjedhor, ndërsa përballja për hyrje të deputetëve të zgjedhur të bëhet sipas modelit të Dontonit, informon Zhurnal.

Për momentin në iniciativën për një njësi zgjedhore japin vetëm 20 deputetë, tha Trajanov duke paralajmëruar se në periudhën e ardhshme pret që numri i deputetëve që do ta mbështesin, do të rritet.

“Me ndryshimet e Kodit zgjedhor, definitivisht po demontohet sistemi njëpartiak, po rrënohet monopoli që partitë 30 vite po mbizotërojnë në pushtet, krijohen kushte për ndryshime sistematike, zhvillim të demokracisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ligji do të mundësojë pasqyrim të vullnetit të qytetarëve dhe bazë për ndryshime”, thotë Trajanov në konferencë për media.

Trajanov shton se këtë herë procesin do ta çojnë deri në fund dhe kështu ka kërkuar nga LSDM dhe VMRO-DPMNE ta mbështesin këtë propozim sepse edhe në të kaluarën kanë dhënë shkëndija për mbështetje.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...