Në Kuvend takim i Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut

nga D V

Shkup, 27 shkurt – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.

Sipas axhendës të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, sesionin në ora 15:30 do ta hapin Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler, bashkëkryesues i  Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, pas së cilës do të pasojë shkëmbim i opinioneve me Timço Mucunskin, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, si përfaqësues të Qeverisë.

Në sesion është paralajmëruar që të flasin edhe ambasadori polak si përfaqësues i kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe euroambasadori në vend Mihalis Rokas, si përfaqësues i Komisionit Evropian dhe Shërbimit evropian për aksion të jashtëm

Përfaqësuesit e PE-së paraporakisht do të realizojnë takime koordinatorët e grupeve parlamentare – me Dafina Stojanoskës, zëvendës-koordinatore e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia juaj”, me Oliver Spasovskin, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit “Për një Maqedoni evropiane”, me Blerim Bexhetin, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së dhe Koalicionit “Fronti Evropian”, me Halil Snopçen, koordinator i grupit parlamentar VLEN, me Boban Karapejovskin, koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM dhe me Borisllav Krmov, koordinator i grupit parlamentar i Të Majtës.

Për nesër në ora 9 është caktuar takimi i dytë punues i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-Bashkimi Evroian, ndërsa paraprakisht do të realizohet takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-Bashkimi Evroian, është formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi i vitit 2004 dhe paraqet mundësi të rëndësishme për thelimin e dialogut dhe përforcimin e angazhimit të përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More