Në Kuvend takim për shënimin simbolik të përvjetorit të gjenocidis në Srebrenicë

Shkup, 9 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me Ferid Muhiqin, Ilija Nikollovskin dhe Zeqir Ramçilloviqin, në shenjë të shënimit simbolik të përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

 

Siç theksohet në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit, Parlamenti, në vitin 2010 miratoi Deklaratë për mbështetjen e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Srebrenicën prej më 15 janar 2009 dhe u obligua që të shënojë në mënyrë përkatëse 11 Korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Duke filluar prej viti 2017, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i pranishëm në komemoracionin në Qendrën Memoriale Potoçarë, me çka shprehej respekti ndaj të gjitha viktimave në Srebrenicë prej më 11 Korrik të vitit 1995.

Por, për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së prezencës fizike në Srebrenicë këtë vit, Kryetari Xhaferi dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit që viteve të kaluara kanë qenë të pranishëm në shënimin e 11 Korrikut në Potoçarë, vendosën që me një takim të shënojnë përvjetorin e gjenocidit.

Në takim u potencua se, edhe pse në Rezolutën e Parlamentit Evropian të miratuar në vitin 2009, nuk përmendet gjenocidi, në Deklaratën tonë, gjenocidi emërtohet me emrin e vërtetë në shenjë kujtimi, me qëllim që mos përsëritet kurrë më. Po ashtu, edhe pse Kuvendi në tekst u obligua të shënojë 11 Korrikun, kjo për herë të parë ndodhi tek në vitin 2017, me prezencë në komemoracionin në Srebrenicë të delegacionit të parë të Kuvendit në përbërje Zeqir Ramçilloviq, Ilija Nikollovski dhe Rexhail Ismaili.

Me këtë shënim simbolik, Kryetari i Kuvendit dhe deputetët shprehën respektin ndaj viktimave dhe dërguan mesazhin – “Srebrenica mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!”

Related posts

Ademi: Gjykata Supreme ka refuzuar gjashtë ankesa të gjykatësve të shkarkuar nga Këshilli gjyqësor

R Zh

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë

N E

Kuvendi shkon në pushim/ Disa ligje mbesin në procedurë parlamentare

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com