Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Kuvend u mbajtën vazhdime të pesë seancave, u miratuan disa ligje, u sigurua kuorum

Shkup, 1 qershor – Në Kuvend sot u mbajtën vazhdime të pesë seancave parlamentare, 29-të, 30-të, 34-të, 39-të dhe 41-tënë të cilat u miratuan disa vendime ligjore, për të cilat debati kishte mbaruar më herët, por ato nuk u votuan sepse nuk kishte kuorum.

Disa nga ligjet që u votuan, ishin me procedurë të shkurtuar, disa me të rregullt, ndërsa disa prej ligjeve u dhanë viza për shqyrtim të mëtejshëm.

Nga seanca e 29-të dhe e 30-të, mbeten nga dy pika për të cilat do të diskutojnë organet amë.

Në seancën e 41-të, midis pikave janë edhe interpelancat për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin për Luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski, të paraqitura nga deputetë nga opozita, por ato nuk erdhën në rendin e ditës.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, hapi debat mbi propozim-ligjin për arsimin e të rriturve, në leximin e parë, për të cilin u paraqitën për fjalë tre deputetë. Me shpjegim se në sallë nuk është i pranishëm një përfaqësues i qeverisë, kryetari Xhaferi e ndërpreu seancën e 41-të dhe tha se për vazhdimin e sa deputetët do të informohen shtesë.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...