Në Kuvend vazhdohet seanca e 50-të

Shkup, 15 shtator – Në Kuvend sot në orën 12:00 vazhdon debati  për seancën e 50-të,  rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar. Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve të gjenden dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, që të konstatohen nga shtëpia ligjdhënëse.

 

Në seancën e 50-të, në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore.

Deputetët duhet të votojnë për propozim-vendimet  për dërgimin e ushtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit dhe “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane, si dhe disa ligje në lexim të dytë nga fusha e  mjedisit jetësor  si propozim për menaxhim me mbeturinat, Propozim-ligji për  përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve për menaxhim me  rrjedhat e veçanta të mbeturinave, plotësimi i propozim-ligjit për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat nga paketimi dhe Propozim ligji plotësues për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbeturinave. 

Related posts

VMRO-DPMNE: Nuk ka hetim objektiv derisa Zaev dhe Filipçe janë në pushtet

N E

Spasovski: Për momentin nuk ka indikacione më serioze për valë të shtuar të migrantëve

Z H

8 të shëruar dhe 26 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com