Në letër “bishë”, por në praktikë krejt tjetër – Xiaomi nuk mund të manovrojë në pistë për shkak të frenave të dobët

nga D V

Prodhuesit kinezë po japin informacione për veturat e tyre elektrike me performancë të mahnitshme.

Të gjithë e lavdërojnë automjetin e tyre, por vetëm testet reale mund të zbulojnë se sa të mira janë në të vërtetë këto vetura, transmeton Telegrafi.

Kështu u zbulua problemi me veturën elektrike Xiaomi SU7, e cila në letër ka 663 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.8 sekonda.

Megjithatë, Xiaomi duket se ka kursyer në frenat. Rezulton se Xiaomi SU7 Max, i cili peshon rreth 2 mijë kilogramë, ka pllaka të dobëta frenash, për dallim për shembull nga SUV-i familjar Honda CR-V.

Nga ana tjetër, Porsche Taycan Turbo GT konkurrent ka disqe dukshëm më të mëdhenj dhe frena cilësor.

Janë shfaqur edhe video nga pistat e garave që tregojnë përplasje me SU7 Max, gjoja për shkak të frenave joadekuate.

Pas vetëm pesë xhirosh në pistë, frenat u mbinxehën dhe pllakat relativisht të vogla të frenave ishin konsumuar plotësisht.

Një tjetër influencues kishte një problem të ngjashëm – ai goditi një gardh dhe këtë herë as airbag-ët nuk u hapën. Xiaomi pranon se frenat nuk janë të destinuara për ngasje në pista garash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More