Në liri për 3 ditë Alimi takohet me Selën

Shkup, 1 tetor – Pasi mbrëmë lajmëroi se do lirohet tre ditë për fundjavë nga burgu, Feta Alimi ditën e sotme ka takuar liderin e ASH-së, Ziadin Selën.

 

BDI nëpërmjet mediave të saj në vazhdimësi kishte sulmuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, se në momentin kur ka bërë koalicion me VMRO-në, ai ka tradhtuar Feta Alimin.

Megjithatë, se Feta Alimi nuk ka as edhe një pikë hatërmbetje ndaj Selës dhe Aleancës për Shqiptarët, është parë gjatë ditës së sotme.
Në ditët e tij të lirë nga burgu, Feta Alimi në Orizarë ka takuar Selën. Përqafimi i tyre përmallues flet shumë.

Alimi vazhdon të mbështet me tërë qenien e tij Ziadin Selën, ndërsa në sytë e Sleës mund të shihet e tërë dashuria dhe dhimbja që ka për personin që ja shpëtoi jetën. Në asnjë rast, në asnjë moment, Sela nuk ka harruar se përmenduri Feta Alimin, ndërsa në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin dhe gjyqësorin të cilët padrejtë e dënuan Alimin.

Related posts

Qendra Klinike me mungesë parkingu, qytetarët kërkojnë organizim më të mirë

R Zh

Zjarr i madh mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në afërsi të Velesit

D V

Për shkak të punëve ndërtimore nesër ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More