Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Në lokalin e marrë me qera kishtë vënë lojra fati, arrestohet 28 vjeçari në Tropojë

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër të akuzuar për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një paisje minigaminator.

Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që  ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 129, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në Malishevë, vdes një 74 vjeçar

D V

Hyri me thikë në qendrën tregtare në Prizren dhe u kërkoi nga 5 euro fëmijëve të pronarëve, arrestohet i dyshuari me probleme psikike

D V

Gjuajti me armë në aheng familjar, policia i konfiskon armën

D V

Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

D V

Qytetari e lajmëron Policinë për vjedhje, por më pas i zbulohet një rast tjetër

D V

Aksident në Reçic të Madhe dy persona me lëndime të rënda (Foto)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...