Shkup, 18 korrik – Takim miqësor me Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Republikës së Serbisë në Londër në Samitin e bashkësinë politike evropiane, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë faktor kyç për prosperitet dhe zhvillim të vendeve nga Ballkani dhe në atë kontekst u dakorduam që në periudhën e ardhshme të vazhdojmë me komunikimin e mirë mes dy vendeve. Këmbimi ekonomik dhe tregtar, si dhe përmirësimi në lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë dhe Serbisë duhet të jenë faktor i rëndësishëm ndaj zhvillimit të të dyja vendeve”, publikoi Mickoski në Fejsbuk.