Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në luftë me pandeminë! Si paraqitet situata në Afrikë

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 652 mijë.

Gjithsej 1.652.981 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 39.725. Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.408 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.109 dhe Maroku me 2.928.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 702.131 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 173.632 raste dhe Egjipti me 105.297. Deri më tani, 1.357.563 persona të infektuar janë shëruar.

Postime të ngjashme

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

Merkel paralajmëron për valën e tretë nëse Gjermania nuk hapet me kujdes

S.B.

Turqia synon t’ua heqë imunitetin 21 deputetëve të opozitës, i pret gjyqi

S.B.

Rrëshqitje dheu në një minierë në Indonezi, disa të vdekur

S.B.

Biden: Kam lexuar dosjet e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit

S.B.

Ushtria armene ia kërkon dorëheqjen kryeministrit Pashinyan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...