Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Në maj paga mesatare ka arritur 28.721 denarë

Shkup, 20 korrik – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në maj të këtij viti neto paga e paguar mesatare mujore për një punonjës ishte 28.721 denarë, që është një rritje prej 8.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ose 2.331 denarë, kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë, duke theksuar se ky është tregues i rritjes së vazhdueshme të pagës mesatare të paguar neto në vend.

Sipas statistikave, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 29 për qind, akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor me 28.7 për qind dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit për 14.4 për qind.

Rritja e pagës mesatare mujore për një punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua gjithashtu në sektorët e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor me 7 për qind, energji elektrik, gaz, avull dhe kondicionim me 5.5 për qind dhe furnizim me ujë , aktivitetet e asgjësimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e mjedisit me 5.3 për qind.

Tre sektorët kryesorë me pagën mesatare më të lartë të paguar neto për punonjës në vend janë informacioni dhe komunikimi, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim të ajrit.

Postime të ngjashme

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...