Agjencia Zhurnal.mk

Në Mal të Zi respektimi i masave sipas vetëqeverisjeve lokale

Prej të hënën  në Mal të Zi fillon vendosja e masave restriktive epidemiologjike, ndërsa zbatimi i tyre do të varet nga gjendja epidemiologjike në secilën vetëqeverisje lokale.

Siç ishte kumtuar nga Qeveria e Mali të Zi, vendimin e solli Trupi koordinues nacional në propozim të Institutit për shëndet publik. Baza për sjellje të vendimeve për masa kufizuese do të bazohet në ndjekjen e shkallëve të incidencave kumulative (IK).

Kjo do të thotë se në vetëqeverisjet lokale ku shkalla është më e vogël se 400 gjatë 14  ditëve  do të vazhdohet me respektim të ashpër dhe kontroll të zbatimit të masave të vlefshme epidemiologjike.

Në bashkësitë lokale ku shkalla katërmbëdhjetë ditëshe është mes 400 dhe 799, përveç masave të vlefshme, do të vendoset edhe masë për  punë të kufizuar të objekteve hotelerike deri në orën 22.

Në vetëqeverisjet lokale ku shkalla  për 14 ditë është mes 800 dhe 1.199 me masa valide, puna e objekteve hotelerike (restorane, kafene) do të ndalohet, përveç për mysafirët në hotele, tubime  në objekte  banesore për personat  të cilët nuk janë anëtarë të shtëpive.

Në vetëqeverisjet lokale në të cilat shkalla prej 14 ditëve është më e madhe se 1.200 me masa  të vlefshme, do të vendoset  orë policore prej 22-5 të mëngjesit, me përjashtime të definuara.

Qeveria gjithashtu i urdhëroi Ministria e Arsimit t’i intensifikojë aktivitetet dhe t’i shqyrtojë  dhe konfirmojë  të gjitha paramentrat  relevant deri të hënën, 28 shtator, dhe detajisht  ta informojë opinionin për të gjitha aspektet në fillim të vitit shkollor. Në Mal të Zi, fillimi i vitit shkollor është anuluar për më 1 tetor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...