Agjencia Zhurnal.mk

Në Mal të Zi, vdes personi i 7-të nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi njoftuan se një 83 vjeçar i infektuar me Covid-19 e humbi jetën të dielë, duke e çuar në 7 numrin e përgjithshëm të viktimave të koronavirusit, raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.

Në njoftim thuhet se i ndjeri, i cili  vuante edhe nga disa sëmundje tjera, ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, qysh 23 marsit.

Sipas të dhënave zyrtare, të dielën në Mal të Zi nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërkaq nga 321 persona që janë infektuar nga koronavirusi, dy janë në gjendje të rëndë.

Deri të dielën, në këtë shtet të vogël ballkanik janë shëruar 153 persona.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se përdorimi i maskave mbrojtëse do të jetë i detyrueshëm në ambientet e mbyllura që nga e hëna.

Qeveria dhe Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive paralajmëruan që gradualisht dhe me kujdes do të krijohen kushte për çlirimin e masave kufizuese për qytetarët, sipërmarrësit dhe krijuesit.

Sipas planit, nga 4 maji do të rifillojnë punën shitoret artizanale, sallonet kozmetike, libraritë, serviset e ndryshme, klinikat dentare, muzetë dhe galeritë.

Nëse faza e dytë do të kalojë me sukses, me 18 maj do të fillojë faza e tretë, ku parashikohet hapja e restoranteve, kafeneve, hoteleve, plazheve dhe qendrave tregtare . Faza e katërt e heqjes së kufizimeve, e cila parashikon lirimin e trafikut të brendshëm, parashikohet të bëhet më 1 qershor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...