Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Në Maqedoni mendojnë se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve në Bullgari

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Zv.ministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë në një emision debativ ka deklaruar se në Maqedoni ekziston një huti se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve në Bulgari, informon Zhurnal.

Zaharieva konsideron madje se përkundrazi nëse ndryshohet pushteti, mund të bëhet edhe më keq për Maqedoninë.

Zaharieva komenton se shoqëria bullgare dhe parittë kanë shumë qëndrime të ngjashme në këtë temë.

“Ekziston një huti se diçka e veçantë do të ndryshojë. Në vend të kësaj, nëse ndryshohet pushteti, mund edhe të përkeqësohet madje”, thotë ajo.

Në lidhje me vizitën e përfaqësuesit special të Qeverisë së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, Zaharieva thotë se nuk ka patur asgjë të fshehtë në mbledhje, informon Zhurnal.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Nuk ka diçka të veçantë. Bëhet fjalë për, ata i thonë plan, le ti themi dhe ne ashtu, unë veproj sipas marrëveshjes së 2017tës. Vitin e kaluar ishte radha e tyre të thirrin komisionin për zbatim të marrëveshjes. Punonim që të kemi ide si të mendojmë së bashku dhe të rimbursojmë kohën ehumbur”, tha ajo.

Zaharieva gjithashtu thotë se ka ankesa nga kompani bullgare dhe universitete të cilat duan të akreditohen atje dhe po përballen me pengesa të panevojshme dhe të dyshimta administrative.

Ajo bën thirrje të ulen emocionet.

“Sa më tepër flasim njëri me tjetrin pa emocione dhe pa akuza, aq më të mëdha janë shanset që të përfundojë kjo çështje”, thotë Ekaterina.

Theksoi se teza se Bullgaria po përpiqet të mohojë identitetin e qytetarëve të Maqedonisë është një nga hutitë lidhur me pozitën bullgare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...