Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Në Maqedoni presioni publik po forcon luftën kundër korrupsionit!

Shkup, 11 shkurt – Njoftimi i rezultateve të IPK 2020 në fund të janarit 2021 provokoi reagime si kurrë më parë. Indeksi theksoi urgjencën e luftës kundër korrupsionit, që shpresojmë të kontribuojë në vullnetin real politik dhe ndryshimin. Në të njëjtën kohë, reagimet ndaj Indeksit kanë zbuluar edhe një herë pengesat e shumta për përparimin në media, gjyqësorin dhe sektorët e shoqërisë civile.

Maqedonia e Veriut shënoi 35 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2020, i cili renditi vendin tone në vendin e 111-të nga 180 vende. Në vitin 2014, ne u renditëm në vendin e 64-t. Kjo rënie e Indeksit ka kontribuar përë vëmendjen dhe reagime të gjera të mediatike në të gjithë spektrin politik.

Ndoshta pritej që partia kryesore e opozitës të përdorte rezultatet për të sulmuar qeverinë dhe për ta fajësuar atë lidhur me rezultatet e Indeksit. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore Ljupço Nikollovski, tha se qeveria po punon shumë për të zhdukur korrupsionin dhe parregullsitë nga 11 vitet e mëparshme kur qeveria e mëparshme ishte në pushtet.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska ishte më e qartë për vlerësimin e saj. Ajo tha se korrupsioni ishte bërë një mënyrë jetese në vend dhe po ndikonte në politikë dhe në biznes.

Edhe Presidenti i Republikës i komentoi rezultatet, duke deklaruar se nuk ishte i befasuar që në të vërtetë nuk kishte progres. Presidenti nxiti qeverinë të sigurojë më shumë mbështetje për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe tha se institucionet, policia dhe prokurorët kishin nevojë të tregonin më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Por nëse do të shikonit faqet e para të mediave të mëdha të shkruara një ditë pas botimit të Indeksit, do të shihni një histori tjetër – lajme që një of-shor kompani anonime Bahami ka arritur në padinë e saj për shpifje personalisht kundër meje.

Dy fakte bien në sy. Agjencia Mediatike – MIA publikoi informacionin në lidhje me vendimin e gjykatës para se të bëhej publik në faqen e internetit të gjykatës. Në faqet e para të mediave nuk përmendet se ky ishte një vendim i shkallës së parë, dhe as ata nuk cituan burimin e informacionit të tyre.

Siç kam thënë në mbrojtjen time, dhe unë do të theksoj në apelin tim kundër aktgjykimit, padia për shpifje më kategorizon në mënyrë të palogjikshme si një person fizik sesa një person që flet në emër të TI-Maqedoni – për vërejtjet e bëra në konferencën për shtyp të organizatës e të cilit unë jam kryetar. Kompania duket se e ka parë më të përshtatshme të padisë një person fizik sesa kryetarin e një organizate të shoqërisë civile anti-korrupsion. Është shqetësuese që gjykatat e kanë lejuar këtë.

Përkundër përpjekjeve për të diskredituar rezultatet e shoqërisë civile në lidhje me situatën e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, opinioni e ka mbajtur vëmendjen e tij për një çështje që është domethënëse. Vëmendja e medias në lidhje me Indeksin 2020 nuk ishte si asnjë tjetër më parë.

Pasi i diskutova rezultatet e Indeksit me Biljana Ivanovskën në debatin televiziv Top Tema, Nënkryetari i Qeverisë na ftoi në një takim.

Siç e shpjegova, qeveria duhet të tregojë një angazhim të qartë dhe vullnet politik për të adresuar në mënyrë efektive çështjet e politizimit dhe korrupsionit në procedurat e punësimit publik. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, si dhe përpjekjet për të siguruar mundësi të barabarta në biznes. Bashkëpunimi më i ngushtë me shoqërinë civile dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ndihmojë qeverinë të identifikojë fushat prioritare dhe modelet e praktikave më të mira në zhvillimin e integritetit dhe përgjegjësisë.

Megjithëse është një hap shumë pozitiv për qeverinë që të bashkëpunojë me Transparenci Iterneshënal, ne shpresojmë për një fokus më të madh nga qeveria në sfidat e korrupsionit për Maqedoninë e Veriut. Dukuria e informacionit jo-transparent të ndarë midis gjyqësorit, medias dhe qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga konstatimet tona nuk pasqyron tonin e vërtetë të një qeverie që bën fushatë kundër korrupsionit.

Siç tha Kryetarja e Transparenci Iterneshënal, Delija Fereira Rubio në mbështetje të përpjekjeve tona:

“Përpjekja për të hequr vëmendjen nga rezultatet e IPK-së nuk do të ndryshojë realitetin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Kjo mund të arrihet vetëm duke marrë seriozisht rezultatet e IPK-së dhe duke vendosur një vullnet të fortë politik për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljen korruptive, gjë që krijon pasiguri për biznesin, rrezikon sundimin e ligjit dhe dobëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ne inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përdorë mbështetjen e plotë të Transparenci Iterneshënal në mënyrë që të vendosë politika efektive për të ndryshuar situatën me korrupsionin.

“Në emër të Transparenci Iterneshënal, unë shpreh mbështetjen time të fuqishme për degën tonë kombëtare të akredituar në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për qeverisje të mirë, integritet dhe sundimin e ligjit si postulatet e demokracisë, zhvillimit dhe të ardhmes së vendit si kandidat për integrimin në BE”.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...