Në Maqedoninë e Veriut a ka dhunë në familje?

nga Redaksia

Shkup, 16 janar – Dhuna në familje është shpeshtuar duke rrezikuar të shndërrohet në torturë të përditshme, kjo si pasojë e mos funksionimit të organeve përgjegjëse që duhet të garantojnë siguri për qytetarët. Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike. Edhe përkundër faktit që dhuna psikologjike dëshmohet shumë rëndë sepse nuk ka gjurmë të dukshme, përveç rënies së shëndetin mendor dhe psikik të qytetarëve. Gratë në shekullin 21 dhe në vitin 2023 kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin, shkruan Zhurnal.

Nga janari deri në shtator vitin e kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, më shpesh psikologjike –

Ministrja e Punës dhe Politikës Soiciale, Jovanka Trençevska, ka informuar se në pjesën e dhunës familjare, vitin e kaluar më shumë ka qenë e përfaqësuar dhuna familjare. Siç tha nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike.

“Nga janari deri në shtator të vitit 2023 kemi patur gjithsej 1166 raste të dhunës familjare. Tani i mbledhim për gjithë vitin, nga shtatori deri në dhjetor. Së shpejti do t’i publikojmë të gjitha të dhënat për gjithë vitin 2023. Po, pjesa më e madhe, 708 raste, janë denoncime për dhunë fizike për dallim nga më parë, ku lloji më i shpeshtë i dhunës ka qenë dhuna fizike”, deklaroi Trençevska pas brifingut të djeshëm me gazetarët.

Ajo theksoi se dhuna psikologjike dëshmohet shumë rëndë sepse nuk ka gjurmë të dukshme, përveç rënies së shëndetin mendor dhe psikik të qytetarëve. Siç informoi, numri më i madh i viktimave të dhunës psikologjike janë gratë.

“Në pjesën e dhunës psikologjike kemi hedhje poshtë të partneres, fëmijëve ose prindërve dhe e gjithë kjo lë gjurmë të thellë në psikën e një individi dhe është shumë e vështirë për t’u njohur. Viktima të dhunës janë fëmijët dhe qytetarët më të moshuar, por përqindje më e madhe edhe më tej janë pikërisht gratë”, tha Trençevska.

Kur jemi te Maqedonia e Veriut, gati një javë e plotë është përballur i tërë vendi me tragjedinë e vitit të kaluar ku një vajzë e mitur 14 vjeçare, Vanja Gorçevska, është kidnapuar dhe për fat të keq u gjet trupi i saj pa jetë. Gjithashtu është konstatuar se e mitura është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023). Bashkautor i këtij kidnapimi ishte edhe prindi i saj.

Dhuna në familje me shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut –

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka publikuar shifra alarmante të rasteve të dhunës në familje. Për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 875 viktima të dhunës në familje, ku 678 prej tyre ishin gra. Në fushatën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje, ministri i Brendshëm tha se kjo është gjë pozitive ngaqë gratë çdo ditë e më shumë inkurajohen të raportojnë dhunën në familje.

Spasovski tha se deri para 5 vjetësh, vetëm 2% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri, kanë denoncuar në polici incident serioz, duke potencuar se “dhuna në familje duhet të zgjidhet në familje”.

“Sa për ilustrim, në kontekst të përballjes së policisë me problemin e dhunës në familjes, duhet të potencohet se gjatë periudhës janar – shtator 2023 – në nivel të shtetit janë evidentuar 875 viktima të dhunës, prej të cilave 678 kanë femra, bashkëshorte, bashkëshorte jashtë martese, nëna, bija… Në këto tregues, për periudhën e njëjtë kohore duhet të shtohen edhe 295 viktima të dhunës gjatë konstatimit dhe sanksionimit të shkeljeve dhe 3.776 shkresa kundër anëtarëve të familjes, ku në 2.511 raste viktimat janë femra”, ka thënë Spasovski.

Ndryshe, raste të shpeshta ndodhin në Maqedoninë e Veriut që fëmijë të mitur të gjinisë femërore zhduken, humbin, kidnapohen. Kjo në fakt ndodhë pikërisht sepse ka terren dhe mundësi të lehtë për të ndodhur këto gjëra. Por, nëse krahasojmë situatën dhe gjendjen e grave në Kosovë në RMV numri i vrasjeve është më i ulët.

Gratë në shekullin 21 dhe në vitin 2023 kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin.

Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More