Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Mavrovë më ftohtë, në Kodrën e Diellit gjysmë metër dëborë

Shkup, 1 shkurt – Më shumë reshje të shiut në 24 orët e kaluara ka pasur në Mavrovë, Manastir dhe Ohër, rreth 20 litra për metër katror. Shtatë litra ranë në Shkup, kurse më pak reshje ka pasur në Demir Kapi vetëm një litër.

DPHM informon se më shumë reshje të dëborës ka pasur në Kodrën e Diellit kur shtresa e saj ka arritur 51 centimetra.

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Mavrovë zero gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran tetë gradë. Në Shkup janë matur dy gradë Celsius.

Gjatë natës mot me vranësira me reshje shiu, kurse në mëngjes shiu ndaloi dhe mbizotëron  mot me vranësira mesatare. Frynë erë e lehtë kryesisht nga jugu.

So mot i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal me intensitet të dobët, ndërsa në viset më të larta në pjesën perëndimore me reshje të përkohshme të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe me vranësira me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsius. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...