Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Në mes të ditës, dy burra sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar në Angli – ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar

Disa pamje të tmerrshme janë publikuar nga mediat e huaja, në të cilat shihen dy burra që sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar, në një rrugë banimi në Lancashire, Angli.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, oficerët e policisë u thirrën në vendin e ngjarjes në Morecambe rreth orës 3.15 pasdite të dielën pas raporteve të një përleshjeje që përfshinte dy burra që mbanin armë të ftohta.

Pamjet tronditëse më vonë treguan dy burrat e përgjakur që goditnin njëri-tjetrin ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar.

Siç edhe shihet në pamje, njëri nga burrat vazhdoi më pas t’i jepte një seri goditjesh rivalit të tij para se të bashkohej me një person tjetër.

Të dy të përfshirët, të moshës 31 dhe 26, të dy nga Morecambe, tani janë arrestuar nën dyshimin e sulmit, konfirmoi Policia e Lancashire.

Sgt. James Pinder, nga Policia e Lancashire ka thënë: “Ne kemi filluar një hetim pas një sulmi serioz që përfshiu dy burra”.

Postime të ngjashme

Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

Dafina Vidishiqi

Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur – tregon se nuk kishte pantallona gjatë një takimi virtual

Dafina Vidishiqi

Të jetuarit sipas mënyrës Zen – 5 gjëra që duhet të dini

Lea Muslija

16 shtetet që kanë nisur të përdorin pasaportën COVID për të udhëtuar në BE

Lea Muslija

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...