Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

Shkup, 13 qershor – Në mjekim spitalor në repartet infektive në tërë shtetin ka gjithsej 105 pacientë me kovid, nga të cilët 37 janë në Shkup, ndërsa 68 në qytete të tjera. Pjesa më e madhe e tyre janë në mbështetje me oksigjen. Ka rreth 530 shtretër të lirë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, në Shkup është hospitalizuar vetëm një pacient në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa në shtëpi janë lëshuar dy pacientë të shëruar.

Në kryeqytet, 22 pacientë u shtruan në spital në Klinikën për sëmundje infektive, 14 janë mjekuar në SPQ “8 Shtatori” dhe dy në Institutin për TBC.

Deri në ora 8 të mëngjesit ka pasur 90 vende të lira.

Në kovid qendrat në spitalet nëpër vend mjekohen gjithsej 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj KOVID-19, në spitalin e Manastirit janë hispitalizuar katër pacientë, në Shtip dhe Strugë nga pesë, Tetovë dhe Prilep nga tre pacientë, Veles dhe Ohër nga gjashtë, Kumanovë 18, Gostivari ka tetë, Strumicë nëntë, Kërçovë një dhe në Kavadar dhe Gjevgjeli nuk ka asnjë të hospitalizuar.

Ministria e Shëndetësisë përmend se numri është i ndryshueshëm sepse gjatë ditës bëhen lëshime të pacientëve dhe se për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve dedikuar për pacientët me kovid. 

Postime të ngjashme

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...