Agjencia Zhurnal.mk

Në Morinë kapen 7 thasë kanabis që po transportoheshin për në Kosovë

Policia shqiptare ka zbuluar 7 thasë kanabis në pikën kufitare me Kosovën, në Morinë. Personi që po e transportonte drogën drejt Kosovës, shtetasi N.B., është arrestuar.

“Strukturat e Antitrafikut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë kanë kapur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të tipit kanabis sativa. Këto struktura kanë ndaluar shtetasin me inicialet N.B. i cili ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar drejt Kosovës, nëpërmjet pikes së kalimit kufitar të Qafë Morinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, strukturat e kanë ndaluar për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...