Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në moshën 74 vjeçare Covid19 merr jetën gazetarit, Anton Sereçi

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Ai humbi jetën si pasojë e virusit korona. Ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Anton Marku Sereçi lindi më 22 .12.1947. Rrjedh prej një familje atdhetare, dhe të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav. Sereçi është shkolluar në Shkup ku dhe e kaloi gjithë jetën. Fillimet e karrierës në radio i nisi në vitin 1971 si bashkëpunëtorë në redaksinë e sportit. Me emisionet e tij ka kontribuar ne afirmimin e sportit dhe sportistëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.
Gjatë viteve 1995- 1997 Sereçi ushtroi postin e kryeredaktorit në Radio Shkup, ndërsa në vitet 1991- 2002 ishte drejtor i programit të dytë në radion maqedonase.

Anton Sereçi ishte një ndër përfaqësuesit më të denjë të komunitetit katolik në Shkup, ku dha një kontribut të madh në afirmimin e këtij komuniteteti dhe me këmbëngulje luftoi te gjithë ata që deshën ta përvetësojnë prejardhjen shqiptare të Gonxhe Bojaxhiuut- Nënës Terezë.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...