Agjencia Zhurnal.mk

Në MPB emërohen 12 kryeshefa të ri, dhe 12 zëvendës shtesë

Shkup, 10 janar, zhurnal.mk – Zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Slavjanka Petrovska nuk ka nënshkruar vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. Ajo tha se Stavrevski për të është i papranueshëm për shkak se përmendet te “bombat” për parregullsi zgjedhore. Ajo pranoi se ka nënshkruar vendimet e tjera të ministrit teknik të Brendshëm Naqe Çulev. Kështu gjatë ditës, MPB-ja ka konfirmuar gjithsej 12 emrat të cilët deri tani kanë marrë vendime për të drejtuar postet kyçe në këtë dikaster. Pavarësisht se i mungon firma e Petrovskës, emri i Stavrevskit përsëri është në listë.

Emërimet në MPB

SPB Shkup – kryeshef: Risto Stavrevski / zëvendës plotësues: Toni Jakimovski
SPB Ohër – kryeshef: Ilija Milevski / zëvendës plotësues: Sasho Smilevski
SPB Shtip – kryeshef: Aleksandër Nikollov / zëvendës plotësues: Marjan Kocev
SPB Manastrit – kryeshef Andrej Vasilevski / zëvendës plotësues: Sllavko Jovanovski
Departamenti PB Prilep – kryeshef: Trajçe Georgievski / zëvendës plotësues: Igor Karavilloski
SPB Veles – kryeshef: Igor Angellovski / zëvendës plotësues: Zllate Janevski
SPB Strumicë – kryeshef: Vasil Todorov / zëvendës plotësues: Tanço Projkovski
Departamenti për Kontroll të Brendshëm – kryeshef: Filip Filipovski / zëvendës plotësues: Dejan Andonov
Departamenti për operacione speciale policore – kryeshef: Sashko Zengovski / zëvendës plotësues: Branko Trajanovski
Njësia për detyra speciale – komandant: Ivica Bisovski / zëvendës plotësues: Mitko Danevski
Departamenti për krim të organizuar – kryeshef: Aleksandët Janev / zëvendës plotësues: Llazo Velkovski
Njësia për ndërhyrje policore – kryeshef: Vasko Naumovski / zëvendës plotësues: Primisllav Dimovski

Gjatë qeverisjes së kaluar, Risto Stavrevski po ashtu ka qenë këshilltar i ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska.

Të zgjedhurit e ministrit të Brendshëm teknik, VMRO-DPMNE-ja i cilëson si kuadër profesionist.

“Bëhet fjalë për profesionistë të cilët në fushën e tyre punojnë më shumë vite dhe në mënyrë profesionale e ushtrojnë punën e tyre”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Stavrevski përmendet te “bombat” për parregullsi zgjedhore. Duke pasur parasysh se kjo është Qeveri teknike për zgjedhjet, a mendoni se ky njeri ka mjaftueshëm integritet për këtë?

Shikoni, nga “i përmendur”, deri te “i akuzuar” ka shumë dallim”, u përgjigj Arsovski.

Njoftimi për emërimet e reja nga MPB-ja vjen i shoqëruar me informacione për takimin e krerëve të MPB-së ku gjithsesi potencohet bashkëpunimi i mirë mes Çulevit dhe Petrovskës.

“MPB-ja është ministri specifike e cila nuk toleron improvizime dhe hierarkia duhet të respektohen. Duke filluar nga kjo, në veprimtarinë e tyre, të gjithë nëpunësit policor dhe të punësuarit janë të detyryar të veprojnë në bazë të direktivave ligjore”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...