Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në muajin shkurt do të arrijnë vaksinat Pfizer

Shkup, 30 dhjetor – Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë u arrit me kompaninë këtë pasdite, ndërsa sasia do të dihet në javët në vijim.

Dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se Ministria e Shëndetësisë vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit Covax, nga ku pritet orari dhe data për shpërndarjen e sasive të para. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt një fitore përfundimtare mbi pandeminë.

Ministria informon se frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave priten në janar dhe kështu sistemi shëndetësor i Maqedonisë do të jetë plotësisht i përgatitur për vaksinim.

Postime të ngjashme

ESHS: Regjistrimi po zhvillohet pa probleme, aplikacioni për diasporën është i sigurt

Z H

Nikollovski: Vazhdimisht do të shqyrtohet realizimi i Planit për korrupsion

Z H

Mot me diell dhe me erë për fundjavë shi dhe temperatura më të ulëta

Z H

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...