Agjencia Zhurnal.mk

Në mungesë të xhumasë, myftiu Tërnava ka një thirrje për besimtarët: E kemi obligim të qëndrojmë në shtëpi

Koronavirusi bëri që të ndalohet edhe falja e xhumasë.

Për këtë myftiu Naim Tërnava mesazhin e ditës së sotme ua ka përcjellë besimtarëve përmes një teksti, njofton Klan Kosova.

“E ndjej obligim që në këtë ditë të madhe të xhumasë të jem me ju e pranë jush, që bashkërisht të përfitojmë nga mirësitë, nimetet e porositë që jep ibadeti i xhumasë, që në vete përpos ibadetit ka bashkimin, tubimin e grumbullimin e besimtarëve në mision të qartë – adhurimin e Zotit të gjithëfuqishëm dhe tubimin e komunitetit të një lagjeje së paku një herë në javë në këtë formë për të qenë të bashkuar në shtëpinë e zotit – xhamitë tona”.

“Po ashtu në këtë vakt të xhumasë bashkërisht lusim Zotin që sa më pak të kemi të prekur nga kjo pandemi vdekjeprurëse me të cilin po përballet njerëzimi anë e kënd globit”.

Ai bëri thirrje që të qëndrohet në shtëpi që të tejkalohet kjo krizë.

“Ruajtjen e shëndetit e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin për shëndetin e fëmijëve e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin ndaj familjes e kemi po ashtu farz nga i madhi Zot. Çka kërkohet nga ne, është që të rrimë në shtëpi, që të ruajmë vetën, fëmijët, familjen e komunitetin. Sikurse që kërkohet nga ne të shtojmë edhe më kujdesim për pastërtinë e higjienën tonë, me fe e kemi farz që të jemi vet të pastër, të kemi ambient të pastër e rrethin ku jetojmë ta pastrojmë”.

Deklarata e plotë:

Të nderuar besimtarë e besimtare kudo që jeni

Të nderuar qytetar

Motra e vëllezër!

Falënderoj të Madhin Zot, Mëshiruesin e Mëshirëbërësin , Atij i takon lavdi e madhëria, Atë e falënderon çfarë ka ne tokë e ne qiej ndërsa selamet tona te përzemërta ia përcjellim më të mirit te njerëzimit hazreti Muhamed Mustafasë , familjes se tij fisnike e shokëve të tij besnik.

E ndjej obligim që në këtë ditë të madhe të xhumasë të jem me ju e pranë jush, që bashkërisht të përfitojmë nga mirësitë, nimetet e porositë që jep ibadeti i xhumasë, që në vete përpos ibadetit ka bashkimin, tubimin e grumbullimin e besimtarëve në mision të qartë – adhurimin e Zotit të gjithëfuqishëm dhe tubimin e komunitetit të një lagjeje së paku një herë në javë në këtë formë për të qenë të bashkuar në shtëpinë e zotit – xhamitë tona.

Tashmë dihet nga kjo mundësi për bashkim na ka privuar shfaqja e virusit Covid-19 në vendin tonë, ku tash fatkeqësisht kemi edhe viktimën e parë, me këtë rast më lejoni që familjes së rahmetliut ti shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta , duke u lutur të madhin Zot që të ndjerin ta mëshiroj e ta shpërblej me xhenet, ndërsa për të gjithë të prekurit me këtë virus, e lusim Zotin që sa më parë të shërohen.

Po ashtu në këtë vakt të xhumasë bashkërisht lusim Zotin që sa më pak të kemi të prekur nga kjo pandemi vdekjeprurëse me të cilin po përballet njerëzimi anë e kënd globit.

Motra e vëllezër!

Pandemia na ka privuar nga rrjedha normale e jetesës, nxënësit nuk i kemi nëpër shkolla, të vegjlit nuk i kemi në kopshte e çerdhe, studentët nuk i kemi në studime.

Si masë parandaluese në shumë sektorë është ndërprerë puna e aktiviteti. Punohet vetëm në institucionet vitale, nga popullata presim një disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale të vendit e para së gjithash Institutit kombëtarë të shëndetit publik dhe vendimeve të qeverisë së vendit.

Zbatimi i udhëzimeve e vendimeve të tyre në këtë situatë, është obligim njerëzor, human, moral e edhe obligim fetar. Sepse ruajmë shëndetin tonë, ruajmë fëmijët tanë, familjet tona dhe ruajmë komunitetin ku jetojmë e veprojmë.

Ruajtjen e shëndetit e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin për shëndetin e fëmijëve e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin ndaj familjes e kemi po ashtu farz nga i madhi Zot.
Çka kërkohet nga ne, është që të rrimë në shtëpi, që të ruajmë vetën, fëmijët, familjen e komunitetin.

Sikurse që kërkohet nga ne të shtojmë edhe më kujdesim për pastërtinë e higjienën tonë, me fe e kemi farz që të jemi vet të pastër, të kemi ambient të pastër e rrethin ku jetojmë ta pastrojmë.

S’ka dyshim se në këtë kohë kërkohet nga ne të kemi sabër e durim të shtuar, edhe durimin këtë e kemi parim nga mësimet e fesë sonë fisnike dhe se vërtetë Zoti i do ata që bëjnë durim.

Vëllezër e motra!

Virusi ka krijuar një situatë jonormale në gjithë botën , e për ta tejkaluar këtë gjendje na duhet unitet e solidaritet mes vete, na duhet mbështetje e përkrahej për njëri tjetrin.
Kërkohet nga ne që të kemi hallin e tjetrit, hallin e atij që ka nevojë për përkujdesjen dhe mbështetjen tonë.
Sot para jush, e bashkë me ju edhe njëherë duhet të shpreh admirimin tim për punën që po bëjnë mjekët, infermierët e të gjithë specialistët e fushës në luftë me virusin. Lus Zotin që ti ndihmojë ata në misionin e tyre fisnik.

Po ashtu në këtë vakt të bekuar te xhumasë dua të falënderoj të gjithë donatorët që kanë dhënë nga pasuria e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë. E shoh të udhës ta them edhe këtë porosi gjithë atyre që Zoti ju ka dhënë mundësi e pasuri, le të ndihmojnë e mos të frikohen nga pakësimi i pasurisë, sepse kështu na mëson feja jonë, kështu na mëson edhe tradita jonë, e mos harroni kurrë thënien e Muhamedit alejhi selam i cili na porositë e thotë , “nuk duhet të dij dora e majtë çfarë ka dhënë, e sa ka dhënë dora e djathtë”.

Me këtë rast përgëzoj po ashtu edhe aktivistët e shoqatës tonë humanitare Bereqeti dhe Këshillat e Bashkësisë Islame për punën që bëjnë në terren gjithandej Kosovës e në veçanti në zonat e prekura me virusin Covid =19.

Vëllezër e motra,

Në këtë ditë xhumaje kërkoj nga imamët, mualimët, hatibët, muezinët e gjithë zyrtarët tjerë të Bashkësisë Islame anë e kënd vendit që te jenë pranë besimtarëve, pranë komunitetit e të bëjnë më të mirën e mundshme për të mirën e njerëzve, – këtë e kemi detyrë e obligim ndaj tyre.

Vëllezër e motra

Për të gjithë besimtarët përgëzimi kuranor dhe porosia islame “ se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” është e njohur për të gjithë ne, prandaj duhet të besojmë thellë se me emër të Zotit e me ndihmën e Tij edhe këtë sfidë do ta kalojmë dhe do i kthehemi jetës sonë normale, por për të tejkaluar me lehtë e më shpejtë na duhet në rend të parë disiplina, se nëse arrijmë të shmangim qoftë edhe një rast te vetëm , për ne do të thotë shumë, do të thotë që do e tejkalojmë këtë gjendje më shpejtë e me më pak pasoja.

Gjatë kësaj kohe ju ftoj që të bëni më shumë namaz e ibadet, të kaloni kohën me leximin e Kuranit të madhëruar, të kaloni kohën me udhëzimet e me porositë e Muhamed mustafasë e të pejgamberëve të tjerë të cilët gjatë jetës së tyre dhe misionit fisnik , edhe pse të përzgjedhur të Zotit u sprovuan me vështirësitë nga më të ndryshmet, kujtojmë këtu sëmundjen e Ejubit a.s, sfidën e Nuhit a.s me Tufanin , po sikur edhe e tërë jeta e misioni i pejgamberit tonë Muhamedit a.s. qe një sfidë.

Kur lexojmë Kuranin fisnik , ai na bënë të qartë që të dërguarit e Zotit asnjëherë nuk u zmbrapsen para sfidave ,porse me besim e përkushtim, durim, urtësi e disiplinë i tejkaluan ato. Nëse dëshirojmë të kalojmë këtë sfidë sa më lehtë detyrimisht duhet të ndjekim e pasojmë mësimet e udhëzimet e tyre. Shikoni se çfarë na ka mësuar e porositur Muhamedi a.s me rastin e epidemive, porosia e të cilit edhe sot e kësaj dite e deri në kiamet ruan aktualitetin “Nëse dëgjoni se diku ka rënë një epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet epidemia një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Po ashtu shumë domethënës për këtë situatën në të cilën gjendemi është duaja e pejgamberit Muhamedi a.s.

“O Zot na ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.”
Lusim Zotin e gjithësisë që kjo situatë të kaloj sa më parë, që ne ti kthehemi misionit tonë, punëve e detyrave tonë, shkollave e xhamive tona.

“O Zot ruaje popullin dhe vatanin tim”.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Prishtinë, 27 mars 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...